Bullgaria do të vazhdoj të jap veto kundër fillimit të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Të mërkurën, ministri i jashtëm i qeverisë së përkohshme bullgare e ripërsëriti mos ndryshimin e pozicionit në këtë çështje.
“Qëndrimi i Bullgarisë u pranua me konsensus midis të gjitha partive politike në parlamentin bullgar. Si qeveri e përkohshme, ne nuk kemi asnjë autorizim për ta ndryshuar atë,” u tha Svetlan Stojev gazetarëve, transmeton VOA.
Kabineti i përkohshëm, që mori detyrën të mërkurën pasi që partitë dështuan të bien dakord mbi formimin e një qeverie të re të koalicionit pas zgjedhjeve të muajit prill, do të drejtojë Bullgarinë deri në zgjedhjet e parakohshme të caktuara për 11 korrik.
Sofja kërkon që Shkupi të pranojë që kombi dhe gjuha e Maqedonisë së Veriut kanë rrënjë bullgare dhe dëshiron që ajo t’i japë fund retorikës anti-bullgare.