Kushdo që bisedon për ndryshimin e kufijve në vendet e Ballkanit Perëndimor e di se kjo nuk përfundon në mënyrë paqësore, ka thënë Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, Pahor e ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër ideve për ndryshim kufijsh në regjion.

Duke komentuar “non-paperat” e fundit, në një intervistë në KTV ai tha se e refuzon plotësisht idenë që të ketë ndarje të kufijve në baza etnike, siç thuhej në një “non-paper” i cili thuhej se doli nga zyra e kryeministrit slloven.

Pahor ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Kosovë ka qenë që të shkëmbejë mendimet para Samitit të së hënës në Brdo Brioni.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *