Gjermania e ka larguar Kosovën nga lista e vendeve “me rrezik të lartë” nga Covid-19.
Nga kjo e diele, për shtetin gjerman Kosova do të jetë pjesë e shteteve si “zonë rreziku”, pas rënies së rasteve të infektimit me koronavirus.
Sipas Ambasadës, shtetasit e Kosovës (dhe ata gjermanë që kanë qëndruar në Kosovë) kur udhëtojnë në Gjermani duhet të paraqesin një test negativ PCR gjatë hyrjes (marrja e mostrave maksimumi 72 orë para hyrjes) ose të hyjnë në karantinë apo vetizolim shtatëditor.
Në rast të posedimit të testit negativ nuk është i nevojshëm karantinimi, transmeton Koha.net.