Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar si një rast jo të izoluar ngacmimin seksual të një vajze të klasës së parë nga tre djem më të rritur në një shkollë fillore publike në Prishtinë.

“Fatkeqësisht, është një pasqyrë e trishtë e një situate të rëndë në shoqërinë tonë”, ka thënë Osmani.

Dy ditë më parë u bë publik video inçizimi ku tre djem të klasës së shtatë ngacmonin seksualisht një vajzë të klasës së parë të shkollës Faik Konica.

Përmes një reagimi në Facebook, presidentja e vendit ka kërkuar që raste të tilla të mos përsëriten duke bërë thirrje që të krijohet siguri në rrugë dhe në shkolla.

“Tani, si kurrë më parë, është koha të edukojmë djemtë tanë të trajtojnë motrat e shoqet e tyre të klasës si të barabarta me ta, e me respektin dhe dashurinë që ato e meritojnë”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *