Izraeli ka sulmuar me raketa disa objektiva në territorin e Libanit pasi më herët nga ky territor ishin lëshuar katër raketa drejt hapësirave izraelite.
Ndërkohë, luftimet mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Gaza kanë vazhduar përkundër thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se sulmet ushtarake në Gaza do të vazhdojnë derisa të arrihet “qetësi dhe siguri”.
Më herët gjatë ditës, Presidenti amerikan Joe Biden tha se pret që situata seriozisht të “mos-shkallëzohet” gjatë ditës së mërkurë.
Luftimet në Gaza janë futur në ditën e dhjetë.
Siç raporton BBC, zyrtarë nga Hamas kanë thënë se përpjekjet për armëpushim janë duke vazhduar dhe janë serioze, por që kërkesat e palestinezëve duhet të plotësohen.