Krerët e dy partive opozitare i kanë kërkuar Kryeministrit të Kosovës që të insistoj në përfshirje të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut me Serbinë.
“Ajo që po hetojmë është mungesa e prezencës së Shteteve të Bashkuara në dialog, mendojmë se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balancën e interesave të Kosovës në dialog”, ka thënë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Pas takimit të zhvilluar me Kurtin, gjatë ditë së martë, Haradinaj tha se do të ishte e dobishme që SHBA të ngarkojë një emisar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Edhte kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku e sheh si të nevojshme përfshirjen amerikane.
“Pjesëmarrja e SHBA-së është e pakontestueshme. Pa pjesëmarrje të SHBA-së as që duhet të ketë dialog. Kosova vlerëson rolin e BE-së, por domosdoshmërish e kërkon përfshirjen e SHBA-së në dialog. Kjo është e padiskutueshme”, është shprehur Abdixhiku, transmeton REL.
Ndërkohë, Albert Krasniqi nga Demmokracia Plus thotë se nuk pret të arrihet marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë pa përfshirjen e SHBA-së.
Lexo më shumë këtu