Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet, ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë seancës parlamentare të enjten.
“Kanë vjedhur me paga e privatizime e janë paguar për të vjedhur – merreni me mend. Kjo duhet të merr fund, e me rroga shumë të larta për të keqen e madhe për Kosovën e pasluftës. Kjo është arsyeja pse na nevojitet një bord i ri që mision ka shuarjen e AKP-së”, ka thënë Kurti, transmeton Klan Kosova.
Gjatë seancës, deputeti Armen Muja tha se janë gjetur “fakte të tmerrshme” në kuadër të raportit për AKP-në.
“Është shitur toka në Mirushë në Malishevë për 11 euro ari. E njëjtat tokë pastaj është përdorur për shpronësim 1 mijë euro ari”, ka thënë deputeti Muja që është anëtar i Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti.