Bashar al-Assad do të vazhdoj edhe për shtatë vite të tjera të jetë president i Sirisë.
Rezultatet e zjedhjeve të fundit presidenciale treguan fitoren e Assad me 95.1 për qind të votave.
Ky është mandati i katërt që Assad e mban si president i vendit.
Opozita dhe vendet perëndimore i kanë quajtur mashtrim zgjedhjet, transmeton REL.
Lufta civile siriane shpërtheu më 2011 kur protestat kundër Asadit u kthyen në një kryengritje të armatosur si përgjigje ndaj një goditjeje brutale ushtarake të forcave të Asadit. Luftimet kanë lënë gati gjysmë milioni të vdekur dhe gjysmën e popullsisë së vendit të zhvendosur, duke përfshirë më shumë se 5 milion refugjatë jashtë Sirisë.