Pas 12 vjetëve në postin e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu më nuk do të drejtoj qeverinë e vendit të tij.
Të dielën, në parlamentin izraelit me 60 vota për dhe 59 kundër u zgjodh kryeministri i ri. Ai është Naftali Bennet.
Bennet, nacionalist i krahut të djathtë, do të udhëheqë një koalicion partish, transmeton REL.
Ai pastaj do t’ia dorëzojë pushtetin udhëheqësit të partisë Yesh Atid, Yair Lapid, i cili do të udhëheqë për dy vjet të tjerë.
Netanyahu – kryeministri më jetëgjatë i Izraelit – do të mbetet udhëheqës i partisë së krahut të djathtë Likud dhe do të bëhet lider i opozitës.