Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas shkarkimit të Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ-së.
Presidentja Vjosa Osmani të hënën e shkarkoj Dakën nga pozita që mbante kjo e fundit deri tani.
“Jemi njoftuar për vendimin e presidentes Osmani për të shkarkuar kryetaren e KQZ-së dhe për të caktuar një të ri”, thuhet në postimin e shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Është e rëndësishme që të gjitha procedurat të jenë në linjë me ligjet e Kosovës dhe të ruhet pavarësia e KQZ-së për të siguruar përgatitje profesionale në kohë për zgjedhjet lokale dhe për reformat në ligjin për zgjedhje”, thuhet në reagimin e Szunyong.