Rifillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përmes takimit të së martës në Bruksel, nuk ka sjellë ndonjë pajtim konkret ndërmjet palëve.
Takimi u mbajt ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell.
Palët janë pajtuar që takimi i radhës të mbahet para fundit të muajit korrik.
“Nuk u pajtuam për agjendën e dialogut të ardhshëm. Unë bëra katër propozime në këtë takim”, ka shrkuar Kurti pas takimit të zhvilluar në Bruksel.
Ndërkohë, Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se “këto bisedime nuk do të jenë të lehta, por ky proces dhe angazhimi i sinqertë i të dyja palëve është i domosdoshëm për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë”, transmeton VOA.