Pa një marrëveshje dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, rajoni i Ballkanit mund të rikthehet te konfliktet, thotë analisti amerikan Janusz Bugajski.
Sipas tij, administrata e tanishme amerikane duhet të jetë aktive në procesin e dialogut mes dy palëve.
“Shtetet e Bashkuara mbajnë besueshmërinë për shkak të rolit të tyre udhëheqës në zgjidhjen e konflikteve të mëparshme ballkanike” është shprehur Bugajski në një analizë të publikuar në Washington Examiner.
“Pa një marrëveshje dypalëshe, rajoni mund të hyjë përsëri në konfliktin e nxitur nga ambiciet nacionaliste serbe dhe shqiptare”, thotë Bugajski, transmeton gazeta Express.
Në analizën e tij, njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor thotë se Beogradi synon ta mbajë pazgjidhje procesin e dialogut me Kosovën dhe të përfitoj nga kjo situatë pasigurie.
Lexo më shumë këtu