Në Mal të Zi është shkarkuar ministri i drejtësisë për shkak se kishte mohuar gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga forcat ushtarake serbe.
Gjatë muajit mars, ministri malazes Vlladimir Leposaviç kishte thënë se do të pranonte se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid vetëm “kur një gjë e tillë të vërtetohet pa dyshime”.
Ky qëndrim nxiti kritika brenda Malit të Zi, në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Propozimi për shkarkimin e tij u bë nga kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç, transmeton EuroNews.
Shkarkimi i ministrit u mbështet edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviç, parti në opozitë.