Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër përhapjes së Covid-19.
Risi në vendimin e fundit është lejimi i organizimit të dasmave, ahengjeve dhe mbrëmjeve të maturës.
Këto organizime do të lejohen të mbahen “me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës(30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim e qeverisë.
Lokalet mund të qëndrojnë hapur deri në orën 23:00, derisa lëshimi i muzikës lejohet deri në ora 22:45.
Deri tani, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, të vaksinuar kundër Covid-19 gjithsej në Kosovë janë 141.008 persona.