Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së dhe kryesia e partisë kanë dhënë dorëheqje disa ditë para mbajtjes së konventës së paralajmëruar për 3 korrik.
Enver Hoxhaj ka njoftuar të enjten, pas mbledhjes së kryesisë së partisë, se kanë pushuar punën në pozitat brenda partisë deri në ditën e zgjedhjeve.
“Ne do të pushojmë punën në pozitat që mbajmë deri më 3 korrik kur do të mbahet Konventa”, ka thënë Hoxhaj, transmeton Koha.net.