Të hënën e 12 korrikut, deputetëve të Kuvendit të Kosovës do t’ju flas ish-kryetari i asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons.
Simmons ka kohë që deklarohet se është i gatshëm të flas për disa skandale që ai thotë se kanë ndodhur në misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë.
“Unë pres që ta jap dëshminë time në Parlamentin e Kosovës më 12 korrik. Kam besim se pasi të dëshmojë, Parlamenti të vendosë që të nis një hetim të plotë publik”, ka thënë Simmons, transmeton Klan Kosova.
Komisioni për Legjislacion i kuvendit ka aprovuar kërkesën dhe ka caktuar datën e 12 korrikut për dëshminë e Simmons.