Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka kritikuar ashpër qeverinë e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti.

Në një shkrim në Facebook, Abdixhiku i ka renditur argumentet e tija në kritikën për 100 ditëshin e parë të qeverisë aktuale.

“Qeveria Kurti po i mbushë 100 ditë, pa ndonjë rezultat e pa ndonjë shenjë që mbahet në mend. Fjalë plot, foto përplot, vepra askund – ky duhet të jetë një nga fillimet më dëshpëruese që Kosova ka pasur ndonjëherë”, ka shkruar krytari i LDK-së.

Abdixhiku thotë se Kyreministri Kurti nuk po arrin t’i ketë nën kontroll ministrat e qeverisë së tij.

“Një armatë badihavgjinjësh në këto 100 ditë. Ata pak që shihen, prodhojnë një skandal a dy – përplasësh brenda, gaz i botës jashtë. Për arsyetim për çdo dështim gjithsesi mbajnë 20 vitet e shkuara – harrojnë se janë zgjedhur për vitet përpara. E shkuara ka marrë fund; e ardhmja s’po nisë dot”, shkruan Abdixhiku në postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *