Situatës emergjente në Deçan është duke i ofruar ndihmë Forca e Sigurisë së Kosovës përmes njësive të saja të specializuara.
“Kemi angazhuar pesë njësi të specializuara: për detektimin e materieve të rrezikshme, për skanimin dhe incizimin e zonës në burimet dhe rrjedhën ujore, në asistencë mjekësore, operacione civile, së bashku edhe me njësinë homologe të forcave amerikane si dhe oficerët për planifikim dhe organizim shtabor”, ka njoftuar Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, transmeton Klan Kosova.
Nga fundjava, mbi njëmijë banorë të Komunës së Deçanit kanë shfaqur simptoma të helmimit, si marramendje, të vjella dhe diarre. Deri tani nuk dihet për shkaqet e helmimit por dyshimet janë për helmim nga uji i pijshëm.
Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se disa mostra do të dërgohen për vlerësim jashtë vendit.
“Sot janë përgatitur edhe një numër i mostrave për t’u dërguar jashtë vendit e që nuk mund të bëhen në Kosovë”, ka thënë Vitia.