Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, e ka vlerësuar “të rrezikshme” nismën e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë të prezantuar me emrin “Ballkani i Hapur”.
Gjatë vizitës së saj në Shkup, Gërvalla komentoi marrëveshjen e arritur mes liderëve të tri vendeve ballkanike për krijimin e iniciativës që parasheh lehtësime në lëvizjen e njerëzve dhe shkëmbimet ekonomike.
“Sikur përçohet mesazhi sikur kemi alternativë ndaj rrugës tonë të përbashkët si rajon drejt BE-së”, tha mes tjerash Gërvalla, transmeton AlsatM.
Gjatë javës, liderët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë nënshkruan në Shkup marrëveshjen për realizimin e iniciativës “Ballkani i Hapur” që synon lehtësime në raportet dhe bashkëpunimin mes tri vendeve.