Organizata Reporterët pa Kufij (RSF) ka publikuar një raport ku thuhet se Rusia është duke “shtrënguar” kontrollin e internetit në vend.
Raporti ka konstatuar se së paku pesë ueb-faqeve të pavarura në këtë shtet u është dashur të ndërpresin aktivitetin e tyre këtë vit.
Sipas organizatës, disa media janë shpallur “në mënyrë arbitrare” agjente të huaja në Rusi, përfshirë kanalin TV Dozhd, portalin e lajmeve me bazë në Letoni, Meduza, dhe disa ueb-faqe hulumtuese, transmeton REL.
Në Indeksin e Reporterëve pa Kufij për Lirinë e Shtypit, Rusia renditet e 150-ta në mesin e 180 vendeve.
Drejtori në Gjermani i Reporterëve pa Kufij, Christian Mihr, u bëri thirrje qeverive demokratike që “të mbrojnë fuqishëm të drejtën themelore për lirinë e shprehjes në marrëdhëniet e tyre të ardhshme me Rusinë”.