Ndërtimet e lokaleve brenda Parkut të Qytetit në Prishtinë janë larguar nga komuna pas ankesave të qytetarëve.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për lirimin e hapësirave, duke rikujtuar se bizneseve u ishte toleruar funksionimi në Parkun e Qytetit por me kalimin e kohës ka nisur dëmtimi i gjelbërimit në park.

“Si rrjedhojë, ekipet e sektorit të Rendit Komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit kanë ndërmarrë aksion për lirimin e hapësirave brenda parkut të qytetit”, thuhet në njoftim.

Hapësirat e liruara do të rigjenerohen në koordinim me Drejtorinë e Parqeve dhe Hortikulturën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *