Kancelari austriak Sebastian Kurz ka lavdëruar Serbinë për gjendjen e saj ekonomike.
Gjatë vizitës zyrtare të shtunën, Kurz tha se marrëdhëniet e Austrisë me Serbinë janë të shkëlqyera dhe ka lavdëruar “rezultatet e shkëlqyeshme ekonomike”.
Sipas Tanjug, lideri austriak ka thënë se vendi i tij gjithmonë ka mbrojtur perspektivën europiane për Serbinë dhe u zotua për mbështetje të plotë në të ardhmen, transmeton Klan Kosova.
Ndërkohë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i ka dhënë dekoratën më të lartë të shtetit dhe ka falënderuar Kurz për mbështetjen edhe personale që ia ka dhënë Serbisë drejt rrugës europiane.
“Pasi Kurz mori dekorimin më të lartë, tani vendi ynë është shtëpia e tij e dytë”, është shprehur Vuçiq.