Një shpërthim zjarri ka ndodhur të mërkurën mbrëma në spitalin modular të Covid-19 në qytetin e Tetovës.
Deri tani, sipas raportimeve jozyrtare, njoftohet për disa të vdekur.
Sipas Gazetës Express raportohet se kanë vdekur 10 persona.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur kryeminsitri Zoran Zaev bashkë me disa ministra dhe zëvendësministra.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, derisa raportohet se po vazhdon nxjerrja e viktimave nga ambientet e këtij spitali modular për pacientët me Covid-19.