Së paku 14 persona kanë vdekur nga zjarri që përfshiu mbrëmë spitalin modular për pacientët me Covid-19 në qytetin e Tetovës.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, derisa Prokuroria Themelore ka njoftuar se disa prej viktimave janë djegur rëndë dhe për t’i identifikuar duhet t’u bëhet analiza e ADN-së.

Siç transmeton Alsat-M, deri tani nuk raportohet se në mesin e viktimave të ketë persona nga stafi mjekësor.

Sipas informacioneve jozyrtare, raportohet se 12 persona kanë arritur të nxirren të gjallë nga spitali ku po trajtoheshin pacientët e prekur me Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *