Në Serbi ka filluar ndërtimi i fabrikës që do të prodhoj vaksina kineze Sinopharm kundër Covid-19.
Kjo do të jetë fabrika e parë e tillë në Evropë.
Guri i themelit për ndërtimin e fabrikës e re u vendos nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në prani të ambasadorit kinez në Beograd, transmeton Euronews Albania.
Gjatë ceremonisë ambasadori kinez tha se bashkëpunimi për vaksinën është i favorshëm për reagimin e përbashkët ndaj pandemisë COVID-19, si dhe promovimin e zhvillimit ekonomik.
Vuçiç tha se ishte krenar që Serbia, së bashku me partnerët nga Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe është në gjendje të zgjidhë disa probleme globale.