Zëvendë-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, ka deklaruar se nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ketë rezultat jo vetëm me njohjen e ndërsjellë por edhe me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Jam i shqetësuar më mungesën e besimit të publikut ndaj mesazhit se zgjerimi është i mundur. Jam i shqetësuar me mungesën e mesazhit të fortë nga Bashkimi Evropian”, ka thënë Escobar gjatë pjesëmarrjes në debatin e organizuar nga Qendra për Politika Evropiane me temë “Bisedimet Beograd-Prishtinë: A po kthehemi në rrugën e duhur?”.

“Qëllimi nuk është vetëm njohja e ndërsjellë, por edhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Pikë”, deklaroi Escobar, transmeton Top Channel.

Ndërkohë, i dërguari i BE-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak tha se BE-ja do të bëjë pjesën e vet dhe do të mbaj fjalën për liberlaizimin e vizave për Kosovën.

Marrëveshja tha zoti Lajcak duhet të sigurojë “pranim të plotë të Kosovës nëpërmjet konsolidimit dhe kontrollit të territorit të saj, përparimit në rrugën evropiane, zhvillimit ekonomik dhe trajtimit të çështjeve të sundimit të ligjit”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *