Bashkimi Evropian ka reaguar pasi sot filloi zbatimi i reciprocitetit nga Kosova për targat e automjeteve nga Serbia.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen dhe të reduktojnë tensionet. Menjëherë dhe pa ndonjë vonesë”, zëdhënësi i BE-së për punë të jashtme, Peter Stano, transmeton GazetaExpress.

Të hënën në mëngjes, forca të Policisë së Kosovës janë vendosur në pikën kufitare të Kosovës me Serbinë në Jarinjë, ku ka filluar zbatimi i reciprocitetit për targat e veturave që futen nga Serbia.

Gjatë paradites së hënë ka patur edhe prortestë nga një numër qytatarësh serbë në Jarinje.

“Jemi duke vëzhguar situatën nga afër dhe dua të theksoj liria e lëvizjës është një kusht themelor i BE-së dhe këtë e presim edhe nga Kosova dhe Serbia që ta promovojnë atë”, ka deklaruar Stano.

Mediat në Serbi kanë raportuar se Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur për të martën takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *