Masat e reja kundër Covid-19 do të hyjnë në fuqi nga e hëna e 27 shtatorit.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka njoftuar sot për masat e reja të miratuara nga qeveria, të cilat rikthejnë funksionimin e shkollave dhe çerdheve.
Sipas tij, procesi mësimor parauniversitar zhvillohet sipas skenarit përkatës, mirëpo siç ka thënë parakusht është prania e jo më shumë se 20 nxënësve në klasë.
“Nga 27 shtatori lejohet shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura 50% e të hapura deri në 70%. Sa u përket qendrave tregtare dhe qendrave të tjera duhet të posedojnë dëshmitë e cekura më lartë këto vlejnë edhe në institucione publike e private dhe biznesi që ka punë me palë”, ka thënë Vitia, transmeton Koha.net.
Sa i përket funksionimit të gastronomisë, Vitia ka thënë se sipas masave të reja, stafi dhe klientët duhet të posedojnë vaksinën ose testin negativ.