Këngëtari amerikan R Kelly është shpallur fajtor për drejtimin e një rrjeti që ka abuzuar seksualisht gra dhe fëmijë përgjatë dy dekadave.
Kelly është shpallur fajtor në të gjitha akuzat ndaj tij të bëra nga njëmbëdhjetë persona, prej tyre nëntë gra dhe dy meshkuj.
Vendimi për burgim do të jepet më 4 maj dhe këngëtari 54 vjeçar mund të kaloj të gjithë pjesën tjetër të jetës në burg.
Kelly, emri i vëertetë i të cilit është Rober Sylvester Kelly, u shpall fajtor për drejtimin e një skeme që ka tërhequr gra dhe fëmijë me qëllim abuzimin e tyre. Ai është shpallur fajtor edhe për trafikim të grave në shtete të ndryshme brenda Shteteve të Bashkuara.
Siç transmeton BBC, gjatë gjykimit gjashtë-javor prokurorët kanë dhënë detaje se si menagjerët, rojet e sigurisë dhe anëtarë të tjerë të rrjetit kanë punuar në ndihmë të aktivitetit kriminal të këngëtarit.
R Kelly gjithashtu përballet me proces gjyqësor edhe në Chicago ku e rëndojnë akuza për pornografi të fëmijëve. Ai do të përballet me akuza për abuzim seksual edhe në shtetin e Illinois dhe Minnesotas.