Ka vdekur në moshën 59 vjeçare gazetari dhe komentatori shqiptar Kosta Grillo.
Ai ishte duke u përballur me virusin Covid-19, derisa ishte transferuar në Turqi për mjekim të mëtutjeshëm, transmeton Euronews Albania.
“Ndarja e tij nga jeta në moshë të re është lajm i keq për familjen, për ne që e njohëm dhe sportin në Shqipëri”, ka thënë miku i tij Ervin Sina.
Ndërkohë, ish-futbollisti dhe trajneri i disa klubeve sportive në Shqipëri, Përparim Daiu ka shprehur keqardhjen për ndarjen nga jeta të Grillos.
“Lamtumire i miri Kosta Grillo ….lamtumire mbreti…lamtumire miku i futbollistave trajnereve ish futbollistave dhe i gazetareve. Pushofte ne paqe shpirti juaj”, ka shkruar Daiu.