I nominuari i presidentit të Shteteve të Bashkuara për ambasador në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, ka thënë se është thelbësore që të ndodh njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë paraqitjes së tij para Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Hovenier tha se përparësi në punën e tij do të jetë mbështetja e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Që të citoj presidentin Biden, kjo duhet të përqendrohet në njohjen e ndërsjellë. Normalizimi është thelbësor për stabilitetin dhe sigurinë rajonale dhe do të hapë rrugën për integrimin e të dy vendeve në institucionet euro-atlantike dhe evropiane” tha ai, transmeton VOA.
Duke iu referuar tensioneve të fundit Kosovë – Serbi rreth reciprocitetit për targat e makinave, , ai tha se marrëveshja dëshmoi se çfarë janë në gjendje të zgjidhin udhëheqësit kur punojnë së bashku dhe se ky model mund të përdoret për shumë çështje.
“Por pa një normalizim të marrëdhënieve, pa njohje të ndërsjellë, rajoni do të mbetet i bllokuar”, tha ai.
Lexo më shumë këtu