Gjatë pesë viteve të fundit, shtesa natyrore e popullisisë në Shqipëri ka rënë me 2.3 herë.
Sipas statistikave të INSTAT, gjatë vitit të kaluar në Shqipëri lindën 28 mijë e 561 foshnja dhe u shënuan 21937 vdekje. Kjo bën që shtesa natyrale e popullsisë, e llogaritur si diferencë mes lindjeve dhe vdekjeve të bjerë në vetëm 6624 vetë, transmeton Top Channel.
Sipas të dhënave, kjo është shifra më e ulët e shtesës natyrore të popullsisë e shënuar në 1 shekull, që nga koha kur Shqipëria nisi të mbante regjistrin demografik.
Rënia e shtesës natyrore të popullsisë lidhet direkt me rënien e lindshmërisë. Të dhënat tregojnë se krahasuar me vitin 2014, numri i lindjeve është ulur me më shumë se 7 mijë vetë, ndërkohë që numri i vdekjeve ka mbetur thuajse konstant.