Ndaj dy personave janë ngritur aktakuza për vepra pernale në lidhje me rastin e zhdukjes së mbi 2 milionë eurove nga thesai shtetëror i Kosovës.
Aktakuzat nga Prokuroria Speciale janë ngritur ndaj Labinot Grudës dhe Kadri Shalës për veprat penale keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrje në sistemet kompjuterike, vjedhje e identitetit dhe shpëlarje të parasë, transmeton Kallxo.com.
Prokuroria Speciale e Republikës ka kërkuar konfiskimin e katër veturave të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës.
Rasti i zhdukjes së parave nga thesari i shtetit ndodhi gjatë muajit tetor të vitit të kaluar.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se si pasojë e veprimeve të të pandehurve buxhetit të Republikës së Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej dy milionë e shtatëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë euro e nëntëdhjetë cent (2,077,995.90) euro.