Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me të dërguarin Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Takimi është mbajtur në Mynih të Gjermanisë.
Thaçi ka shkruar në Twitter pas takimit, duke thënë se është diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
“Diskutuam për dialogun me Kosovën dhe Serbinë, dhe hapat e ardhshëm drejt arritjes së marrëveshjes finale për njohje dhe anëtarësi në Kombe të Bashkuara. Falënderues për dinamikën e re që ai ka sjellë në proces dhe vendosmërinë e tij për paqe dhe përparim dhe rajon”, ka shkruar Thaçi.