Gjeneralmajori i ushtrisë së Hungarisë, Ferenc Kajári, do të jetë komandanti i ri i KFOR-it nga muaji nëntor.

Në ceremoninë e zhvilluar paraditën e premte në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, komanda iu dorëzua Kajárit nga Gjeneral Majori i ushtrisë Italiane, Franco Federici.

Prezent në këtë ceremoni ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton Koha.net.  

Aktualisht, KFOR-i ka 397 ushtarë nga Hungaria. Shtetet e Bashkuara me 660 dhe Italia me 628 kanë më së shumti ushtarë në këtë mision.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *