Brenda njëzetekatër orëve të fundit, në Kosovë janë arrestuar pesë burra për ushtrim të dhunës në familje.
Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në këto raste kanë qenë viktimë gratë.
Rastet në fjalë kanë ndodhur një në Podujevë, dy në Prishtinë, një në Graqanicë dhe një në Mitrovicën e Veriut, transmeton Koha.net.