Në Glasgow të Skocisë po mbahet samiti i Kombeve të Bashkuara për ndryshimet e klimës.
Gjatë fjalimit të tij të hënën, Presidenti amerikan Joe Biden tha se samiti COP26 duhet të jetë nisja e një dekade me ambicie për të përballur ndryshimet e klimës.
“Asnjë nga ne nuk mund t’i ik më të keqes që do të vijë nëse dështojmë të kapim këtë moment,” ka thënë Biden.
Shteti që ai drejton ka punë të madhe përpara për të arritur qëllimet për uljen e lëshimit të CO2.
Në gjithë historinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë me më së shumti lëshim të dioksid karbonit.
Siç transmeton BBC, nga statistikat e mbledhura nga Our world in Data tregohet se që nga viti 1750, Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar 410.2 miliardë ton dioksid karbon. Kjo është gati dy herë më shumë se masa që ka lëshuar Kina, e cila renditet e dyta.