Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Beograd për të zhvilluar takime të ndryshme për synimet e caktuara nga nisma “Ballkani i Hapur” (Open Balkan).
Për ditën e mërkurë janë të parapara disa takime, përfshirë takimi me zyrtarë të bizneseve dhe takimi me Kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në këto takime, Serbia po përfaqësohet nga presidenti Vuçiq, Shqipëria nga kryeministri Rama, derisa Maqedonia e Veriut nga zëvendësministri Nikolla Dimitrov.
Gjatë muajit korrik, Rama, Vuçiq dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev nënshkruan deklaratën e përbashkët për fillimin e nismës “Open Balkan”.
Zaev nuk po merr pjesë në takimin e sotëm pasi gjatë javës së kaluar ofroi dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut pasi partia e tij humbi në zgjedhjet lokale.