Një 19 vjeçare me prejardhje nga Kosova është arrestuar të mërkurën në Milano të Italisë nën akuzat për terrorizëm.

Mediat italiane shkruajnë se ajo ishte radikalizuar në moshën 16 vjeçare dhe ishte një mbështetëse e përkushtuar e Shtetit Islamik të Irakut dhe Sirisë.

Mediat e identifikuan të arrestuarën si Bleona Tafallari, e lindur në Kosovë, por me vendbanim në Milano, transmeton VOA.

Hetimi nisi pas një raporti të shërbimeve të zbulimit në lidhje me bashkëshortin e vajzës, një 21 vjeçar nga Kosova, që kishte lidhje me sulmuesin e Vjenës, Kujtim Fejzulai.

Mediat citojnë urdhrin për arrestim në të cilin thuhet se “19-vjeçarja mbante mijëra fotografi dhe video në celularin e saj, disa prej të cilave ishin prodhuar nga nga agjencia e Shtetit Islamik ‘Al Hayat Media Center’, me pamje të flamurit të ISIS-it, skena luftimesh e ekzekutimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *