Ende nuk dihet se në çfarë gjendje është dhe ku gjendet teniserja kineze Peng Shuai e cila gjatë javës së kaluar publikisht akuzoi një zyrtar të lartë të partisë komuniste për dhunim të vazhdueshëm seksual.
Televizioni shtetëror kinez publikoi një deklaratë që thuhej se e ka shkruar vet teniserja Shua në të cilën ajo thotë se postimi i saj në Weibo ka qenë i rrejshëm dhe se momentalisht ajo është mirë dhe po pushon me familjen.
Menjëherë ka ardhur reagimi i Asociacioni Botëror të Tenisit (WTA) që dyshon në vërtetësin e kësaj deklarate.
Steve Simon, kryetar i WTA, tha se mesazhi vetëm sa i shton shqetësimet e tij për sigurinë e zonjës Peng.
Këto zhvillime erdhën pasi yjet e tenisit, duke përfshi japonezën Naomi Osaka dhe serbin Novak Gjokoviç, shprehën shqetësimet e tyre për fatin e teniseres kineze e cila ka më shumë se një javë që nuk është parë publikisht.
Peng Shua, ish – fituese e Wimbeldonit në kategorinë dubël, kohë më parë kishte postuar në rrjetet sociale se para tri viteve, disa herë rresht ishte detyruar me forcë për marrëdhënie seksuale nga ish-zëvendës kryeministri kinez, Zhang Gaoli, një figurë me ndikim në regjimin aktual komunist.