Tre persona kanë mbetur të vdekur pas një sulmi ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit.
Sulmi ka ndodhur të premten mbrëma, derisa raportohet se dy nga të vdekurit janë nxënës dhe njëri është shoferi i autobusit.
Mediat kosovare raportojnë se autobusi është sulmuar nga një person i maskuar që ka gjuajtur me armë drejt automjetit, derisa detaje të tjera ende nuk dihen.
IndeksOnline raporton se viktimat janë G. Gjokaj, L. Hamzaj dhe G. Mustafaj.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se në momentin e sulmit në autobus kanë qenë tetë persona.
“Tetë persona kanë qenë, do të thotë autobusi ka qarkullu nga Gjsakova në Deçan dhe në fshatin Glloxhan, mirëpo një numër i nxënësve kanë ndaluar në fshatra të tjera,” ka thënë Gashi për Klan Kosova.
Ai ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë kanë vdekur në emergjencën e spitalit në Pejë.