Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me sulmin me armë ndaj një autobusi në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vdekur 3 persona dhe një tjetër është plagosur.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe uroj shërim të shpejtë për të lënduarin,” ka shkruar Osmani në Facebook.
Presidentja Osmani ka bërë thirrje që sa më shpejt të kapen autorët e krimit.
“Sulmi ndaj autobusit me nxënës është goditje ndaj rendit e sigurisë sonë,” ka thënë Osmani.