Partia shqiptare Aleternativa e drejtuar nga Afrim Gashi është bërë pjesë e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev.

“U bashkuam rreth përcaktimit të përbashkët se në këto momente më e rëndësishme është funksionimi i institucioneve me kapacitet të plotë dhe ndërmarrja e përgjegjësisë para qytetarëve,” ka thënë Zaev pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ndërkohë, kryetari i Alternativës tha se po bëhen pjesë e qeverisë për ta ndihmuar shtetin të dalë nga kriza.

“As nuk mendoj që me hyrjen tonë gjithçka do të bëhet qumësht e mjaltë. Është shumë lehtë të kritikoni, kritika është gjëja më e lehtë që mund të bëhet. Puna më e rëndë është ti ngjiteni punës, ti përvjelin mëngët dhe të zgjidhni problemet,” ka thënë Gashi, transmeton AlsatM.

Me marrëveshjen e arritur, Alternativa do të marrë Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe një ministri pa portofol. Alternativës do t’i takojnë edhe tre zëvendësministra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *