Pas disa muajve pa qeveri të rregullt, Bullgaria ka zgjedhur kryeministrin e ri Kiril Petkov.
Në parlamentin bullgar Petkov morri 134 vota për dhe 104 kundër, derisa tani pritet të votohet edhe struktura e qeverisë së re të propozuar.
Kjo është Qeveria e parë e rregullt që prej se Qeveria e kryeministrit, Boyko Borisov u rrëzua në prill, për shkak të zemërimit të publikut lidhur me korrupsionin, transmeton REL.
Partia “Ne vazhdojmë ndryshimin” fitoi në zgjedhjet e nëntorit por nuk arriti të siguronte shumicën. Tani ajo pritet të krijoj qeverinë e re në koalicion me tri fraksione të tjera.