Parlamenti Evropian i ka dhënë liderit opozitar rus Alexei Navalny çmimin Sakharov për Lirinë e Mendimit.

Kjo shihet si një goditje ndaj Presidentit të Rusisë Vladimir Putin.

Navalny i shpëtoi një helmimi në gusht të vitit 2020, për çka ai fajësoi Kremlinin. Ai kaloi disa muaj në Gjermani derisa u rikuperia dhe më pas u kthye në Moskë dhe u arrestua në janar të këtij viti dhe më pas u burgos.  

Të mërkurën, çmimin për babain e saj e pranoi Daria Navalnaya e cila mbajti fjalim para ligjvënësve evropian duke treguar një fotografi të babait të saj.  

Gjatë fjalimit, ajo tha se babai i saj i ka thënë të përcjell mesazhin se “askush nuk guxon ta barazoj Rusinë me regjimin e Putinit”, se “Rusia është pjesë e Evropës dhe ne mundohemi të bëhemi pjesë e saj”.

Navalnaya gjithashtu tha, duke përcjellë fjalët e babait: “Por ne gjithashtu duam që Evropa të mundohet”.

“Ne mundohemi për një Evropë të ideve, të festimit të të drejtave të njeriut, demorkacisë dhe integritetit. Dhe nuk duam një Evropë të kancelarëve dhe ministrave që ëndërrojnë të kenë një punë në bordin e kompanive shtetërore të Putinit apo të lundrojnë në jahtet e oligarkëve”, ka thënë vajza e Alexei Navalnyt, transmeton NbcNews.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *