Rusia dhe Kina i kanë rikonfirmuar njëra tjetrës partneritetin në skenën botërore përmes takimit virtual të mbajtur të mërkurën mes presidentëve të dy vendeve.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se “koordinimi i ngushtë i veprimeve të Rusisë dhe Kinës në skenën botërore dhe qasja e përbashkët e përgjegjshme në lidhje me zgjidhjen e problemeve aktuale botërore ishin një faktor i rëndësishëm në stabilitetin e marrëdhënieve tona”.
Dy presidentët ranë dakord se Rusia dhe Kina duhet të qëndrojnë të vendosur në refuzimin e ndërhyrjes perëndimore.
“Aktualisht, forca të caktuara ndërkombëtare nën maskën e ‘demokracisë’ dhe ‘të drejtave të njeriut’ po ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës dhe Rusisë dhe po shkelin brutalisht të drejtën ndërkombëtare dhe normat e njohura të marrëdhënieve ndërkombëtare,” citohet të ketë thënë presidenti kinez, nga agjencia shtetetërore e lajmeve Xinhua, transmeton VOA.
Presidenti Putin i tha homologut të tij kinez se shpreson të takohen personalisht në hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin.
Javën e kaluar, SHBA, Kanadaja, Australia dhe Britania konfirmuan bojkotimin diplomatik të Lojërave Dimërore në shenjë proteste kundër shkeljes së të drejtave të njeriut në Kinë.