Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shpallur gazetarin hulumtues Kastriot Berisha si më të mirin në profesionin e tij për vitin 2021.

Berisha është gazetar i portalit Kallxo.com, derisa është vlerësuar për punën e tij hulumtuese në sektorin e drejtësisë.

“Shpresoj që ky çmim të jetë mesazh i qartë për të gjithë zyrtarët publikë, për prokurorët dhe gjyqtarët se ka gazetarë, juristë, organizata, të cilët dinë të analizojnë punën e tyre, dinë t’iu qëndrojnë mbi kokë dhe të publikojnë veprimet e tyre që janë të kundërligjshme”, ka thënë Berisha pasi ka pranuar çmimin, transmeton Klan Kosova.

Gazetarit çmimi iu nda nga shefi i OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili e vlerësoi punën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *