Varianti Omicron është detektuar në Maqedoninë e Veriut, ka njoftuar të premten Ministria maqedonase e Shëndetësisë.
Rasti i parë me këtë variant të koronavirusit është bërë në spitalin privat Zhan Mitrev në Shkup, tek një person i cili ka ardhur në vend nga Britania e Madhe, transmeton Alsat M.
Bëhet fjalë për një riinfeksion, pacienti kishte vuajtur nga sëmundja në janar të vitit 2021 dhe më pas ishte asimptomatik.
Pas fillimit të sëmundjes, pacienti mori dy doza të vaksinës Pfizer. Për herë të dytë, me Covid 19 rezulton pozitiv 2 ditë më parë, pas së cilës u konfirmua se bëhet fjalë për variantin Omicron. Pacienti aktualisht ka një pasqyrë të lehtë klinike dhe po trajtohet i izoluar në shtëpi.