Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, ka rezultuar pozitiv në testimin për Covid 19 dhe nga e diela në mbrëmje ka njoftuar se gjendet në vetëizolim.
“Simptomet janë të lehta dhe jam duke vepruar sipas udhëzimeve të mjekëve. Siç më kanë thënë edhe mjekët, fakti që tash së voni kam marr edhe vaksinën e tretë, kjo ka rezultuar që të kem shumë më pak ose aspak pasoja shëndetësore sesa po të infektohesha i pa vaksionuar dhe për këtë jamë shumë falënderues”, ka deklaruar Austin, i cili ka shfrytëzuar rastin që të bëjë thirrje publike të gjithë qytetarëve që të vaksionohen, të mbajnë maska dhe distancën sociale.
Austin poashtu ka njoftuar se takimin e fundit personal me presidentin Biden e ka pasur të martën pasi testi i asaj dite ishte negativ gati një javë para se të shfaqen simptomet.