Vetëm disa ditë pasi u njoftua se Mbretëresha Elizabet ka nderuar ish-kryeministrin britanik Tony Blair me Titullin e Kalorësit të Urdhërit më të Madh Perandorak, janë mbledhur mbi 500 mijë nënshkrime online që kjo të anulohet.
Pavarësisht se fitoi popullaritet të madh gjatë kohës që ishte lider i Partisë Laburiste dhe kryeministër i vendit, reputacioni i Sir Tony ishte dëmtuar në sytë e shumë njerëzve nga vendimi për të pushtuar Irakun dhe Afganistanin.
Sir Tony, sic tash e tutje është emri dhe titulli zyrtar i ish-kryeministrit Tony Blair, mbetet një nga politikanët më të respektuar për qytetarët e Kosovës për shkak të qëndrimit të drejtë në insistimin për të angazhuar NATO-n për çlirimin e Kosovës dhe pastaj pavarsinë e saj.
Kjo ishte përkrahur edhe nga shumica absolute e qytetarve të Britanisë së Madhe.
Por, më pas qytetarët britanik e kundërshtuan vendimin e tij që të qëndroj pranë aleatit amerikan, presidentit të atëhershëm Gjorgj Bush, dhe të përkrah edhe me forcat e armatosura rrëzimin e diktatorit Sadam Hysein dhe okupimin e Irakut.